Foto: Ilustrim

Grabitje në Shkolla, Arrestohen Katër të Rinj

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, F.B. (18-vjeçar), A.I. (19), M.S. (21) dhe G.S. (19), nën dyshimin se janë autorët e vjedhjeve në dy shkolla të qytetit.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se ditë më parë kanë kryer vjedhje të rëndë në shkollat e mesme të Ferizajt “Elena Gjika” dhe “Shaban Hashani”.

Të dyshuarit e arrestuar sipas Policisë kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave dhe kanë vjedhur tre laptopë, tre projektorë dhe një skaner me pajisje përcjellëse.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.