Grabitje në një bankë në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Grabitje në një Bankë në Prishtinë

Në një bankë në Lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës ka ndodhur sot pasdite një plaçkitje.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj tha për KALLXO.com se bankën dyshohet që e grabitën tre persona.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës”, shtoi Ahmeti.

Deri më tani policia ka arritur që të gjejë veturën me të cilën dyshohet se është kryer grabitja dhe me të cilën janë larguar të dyshuarit.

Vetura do të konfiskohet për ekzaminim.

Edhe më 10 shkurt të këtij viti ndodhi grabitje e parave në një bankë tjetër të kryeqytetit.

http://kallxo.com/grabitje-e-armatosur-ne-nje-banke-ne-prishtine/

Grabitje e armatosur ndodhi vjet edhe në një bankë tjetër të Prishtinës.

http://kallxo.com/grabitje-e-armatosur-ne-banken-bkt-ne-dardani/