Grabitje e Rëndë në Isniq të Deçanit

Një rast i grabitjes së rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Isniq të Deçanit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Pejës kanë konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Sipas këtyre burimeve, tre persona të maskuar janë futur në nje depo në fshatin Isniq. Aty ata e kanë lidhur rojtarin dhe pas kësaj kanë marrë 300 euro nga arka dhe hardiskun ku ruhen pamjet e kamerave të sigurisë.

Burime nga Prokuroria e Pejës thonë se janë duke u kryer hetime intenzive për zbardhjen e rastit.