Foto: Ilustrim

Grabitje e Armatosur në një Kazino në Shtime

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka qenë pjesë e një grabitjeje që ka ndodhur në një kazino në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Ferizajt, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më saktësisht rreth orës 02:30, me ç’rast dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë goditur punëtorin e sigurimit të kazinosë dhe kanë kërkuar nga punëtori tjetër që ta hapë kasafortën e kazinosë.

Nga kazinoja grabitësit kanë arritur të marrin 5 mijë e 904 euro, portofolin e kazinosë dhe dy telefona celularë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pas grumbullimit të informacioneve dhe pas analizimit së vendit të ngjarjes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që ta arrestojnë njërin prej të dyshuarve, i cili  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.