Foto: Ilustrim

Grabitje e Armatosur në një Bankë në Prishtinë

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialistë për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Policia njofton se mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.

Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre.