Foto: Ilustrim

Grabitje me Armë në Një Barnatore të Prishtinës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj konfirmoi për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur rreth orës 19 në një barnatore në Lagjen e Spitalit.

Rreth orës 19:00 në Lagjen e Spitalit, në një barnatore, ka ndodhur një grabitje me armë. Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë më barnatore dhe kanë grabitur një shumë parash nga punëtorët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë vesh informacionin dhe është duke e hetuar rastin”, tha për KALLXO.com Florie Ahmeti- Haziraj.

Në këtë fazë fillestare, policia nuk ka folur për ndonjë të dyshuar rreth rastit.