Grabitet një Kompani e Transferit të Parave në Prishtinë

Një shumë parash prej 2,800 eurove janë grabitur në një nga filialet e Wester Union-it.

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, një grua ka raportuar se derisa ishte duke punuar dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në një filiale të kësaj kompanie.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, pasi sipas raportit, personat e maskuar pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.