Foto: Ilustrim

Grabitet Filiali i Një Banke në Kamenicë

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur filialin e një banke në Kamenicë.

Lajmin për grabitjen e bën të dtur policia në raportin 24 orësh.

Policia njofton se të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar.

Atyre, sipas policisë u është konfiskuar edhe një armë.

“Gjatë kontrollit tek një i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për grabitje tjera të bankave.

http://kallxo.com/video-grabitje-e-armatosur-ne-dy-banka-ne-prishtine/