Grabitet Banka në Prishtinë

Filiali i bankës TEB në Dardani të Prishtinës është grabitur para pak qastesh.

“Ka ndodhur rreth orës 16:00, një person dyshohet se ka kryer grabitjet. Grabitja ka qenë e armatosur. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shifrat e parave të grabitura. Policia është duke hetuar rastin” ka thënë Agron Borovci zëdhënëse e Policisë.