Grabitet Banka e Dytë në Prishtinë

Në itinerarin prej 20 minutash është regjistruar edhe grabitja e dytë e bankave në kryeqytet.

Sipas policisë filiali i bankës Reiffaisen Bank në Bregun e Diellit është grabitur nga një person i armatosur. Zëdhënësi i policisë Agron Borovci i tha Kallxo.com se grabitja është regjistruar në orën 16 e 20 ndërsa policia ende nuk di për shumën e parave dhe identitetin e të dyshuarit.