Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Grabitësit e Marketit Sulmojnë Policinë

Policia e Kosovës nuk ka arritur të kapë disa të dyshuar që u nxunë në flagrancë tek kryenin grabitje dhe sulmuan me armë zyrtarët policorë.

Disa persona gjatë grabitjes në fshatin Lapnasellë të Komunës së Graçanicës u larguan nga vendi i ngjarjes pasi vërejtën prezencën e policisë.

Sipas raportit ditor të dyshuarit u larguan me veturë dhe gjatë ikjes shtinë me armë në drejtim të veturës së policisë, të cilit sulm policia iu kundërpërgjigj gjithashtu me armë.

Nga këto të shtëna nuk pati të lënduar, ndërsa të dyshuarit arritën të largohen nga vendi i ngjarjes duke braktisur veturën që po vozitnin

Pas kësaj gjatë kontrollit në vendngjarje policia konfiskoi një gëzhojë të armës që dyshohet se u përdor nga grabitësit.

Më pas vetura e braktisur u mor si provë materiale përmes së cilës policia po vazhdon hetimet.