I Grabisin Para dhe Stoli Ari

Policia e Rajonit të Mitrovicës së Veriut njofton për një rast grabitjeje që ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të djeshëm.

Policia njofton se viktimë e këtij rasti është një femër e komunitetit boshnjak nga Mitrovica e Veriut.

Sipas raportit të Policisë, dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht viktimën në banesën e saj dhe i kanë grabitur para dhe stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.