Arkiva - Foto: KALLXO.com

Goditet për Vdekje Këmbësori 4-Vjeçar

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Një veturë e tipit “Fiat” ka goditur një këmbësor 4-vjeçar, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënësës së Policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Podujevë.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.