Goditet një Fëmijë me Veturë

Policia në raportin e saj ditor ka thënë se në fshatin Nakëll, në Pejë gjatë ditës së djeshme një person ka goditur një fëmijë që po drejtonte një biçikletë.

Si pasojë e goditjes nga makina, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia nuk raporton për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.