Goditet nga Tensioni i Lartë në Vendin e Punës

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka njoftuar se një punëtor deri sa ishte duke drejtuar pompën e betonit që funksionon me rrymë, është goditur nga tensioni i lartë.

Tensioni i lartë i rrymës punëtorin e ka goditur në Fshatin Llojza të Ferizajt, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia rastin e ka regjistruar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht edhe për lëndime dhe vdekje të tjera të punëtorëve në vendin e punës.

Një punëtor i Bechtel-Enkas, kompanive që po e ndërtojnë Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, vdiq më 28 tetor, pasi u shkel nga një kamion.

http://kallxo.com/vdes-punetori-ne-punishten-e-bechtel-enkas/

Edhe një punëtor sigurimi vdiq në Kaçanik më 10 tetor.