Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Goditet Këmbësorja, Shoferi Arratiset

Një grua nga Prishtina është lënduar pasi u godit nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit policor, aksidenti ndodhi në rrugën ‘Bill Klinton’ në orët e mbrëmjes.

Në anën tjetër, vetura që shkaktoi aksidentin, sipas policisë, u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Momentalisht, viktima po trajtohet në QKUK, ndërkaq rasti është nën hetime.