Goditet Këmbësori në Prizren

Një burrë nga Prizreni është lënduar pasi është goditur nga një veturë dje në orët e mëngjesit.

Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Shqipërisë.

Sipas raportit ditor , aksidenti i orëve të mëngjesit  ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit.

Viktima në këtë rast  ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq shoferi nuk është arrestuar.