Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Goditen Këmbësoret në Prizren

Dy gra janë lënduar pasi janë goditur me veturë nga një grua tjetër në Prizren

E dyshuara që po voziste, sipas Policisë së Kosovës, është shtetase e Shqipërisë dhe ka shkaktuar një aksident ku lëndoi dy gra në rrugën ‘Tirana’ në Prizren.

Viktimat e aksidentit janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq nuk raportohet për arrestime.