Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Godet Veturën që Sinjalizonte Aksidentin

Sipas raportit të përditshmë policor shumë aksidente ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në pjesë të ndryshme të Kosovës, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Një aksident sipas policisë ka ndodhur në autostradë te fshati Sllapuzhan kur një person është vetaksidentuar duke u dërguar për trajtim mjekësor.

Në këtë rast vetura e kompanisë për mirëmbajtje të autostradës derisa po e sinjalizonte aksidentin është goditur nga një makinë tjetër.

Lëndime nga kjo goditje kanë pësuar tre punëtorë të kompanisë për mirëmbajtje të autostradës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Dje një aksident ndodhi edhe në Lipjan ku u përshinë tri makina, ndërsa u lënduan katër persona, njëra nga të cilët shtetase amerikane.

Dy aksidente ndodhën edhe në Vushtrri për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Edhe në aksidentet e Vushtrrisë policia njofton se u lënduan katër persona.

Po dje, sipas raportit policor,një motoçikletë goditi një makinë në Mitrovicë, ndërsa drejtuesi i saj dhe udhëtari në të u lënduan.

Një motoçiklist tjetër dje pasdite në Suharekë u përplas më një traktor, duke u lënduar.

Një aksident ndodhi dje edhe në Klinë kur një makinë goditi një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

KALLXO.com ka shkruar vazjhdimisht për aksidentet e komunikacionit, ndërsa shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.

Që nga hyrja në fuqi i Ligjit për Rregullat e Komunikacionit në rajonin e Prishtinës aksidentet janë zvogëluar për 11 për qind.

http://kallxo.com/ligjin-e-ri-11-per-qind-pak-aksidente/