Foto: Ilustrim

Godet me Veturë Fëmijën

Viktima, sipas Policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në Mitrovicën Veriore dje rreth orës 16:00.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin –viktimën mashkull K-Shqiptar (i mitur)”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar.