Foto: Ilustrim

Godet Qëllimisht Veturën e Policisë

Një vetura Njësitit anti-drogë të Policisë së Kosovës është goditur qëllimisht nga një veturë e cila drejtohej nga një grua.

Policia në raportin ditor ka raportuar se dje në rrugën Lugmir në Prishtinë, vetura e Njësiti të  anti-drogës gjatë ndjekjes së një të dyshuari është goditur nga një veturë fuoristradë të cilën e drejtonte një grua.

Në raport thuhet se e dyshuara pasi kishte goditur veturën e Policisë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i dyshuari i është shmangur arrestimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.