Foto-ilustrim

Godet Makinën e Policisë Duke Ikur prej Saj

Mbrëmë në Hodonoc të Kamenicës është arrestuar një person, pasi nuk ndaloi në një pikë kontrolli të policisë.

Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se i arrestuari në ikje e sipër goditi dy makina, njëra nga të cilat e policisë.

“I dyshuari në ikje e sipër me veturën e tij ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Në janar të këtij viti KALLXO.com shkroi për ndjekjen deri në Leposaviq që policia i bëri një të dyshuari për kontrabandë, i cili me makinën e tij nuk u ndal në disa pika kontrolli.

Atëherë ky person ishte arrestuar, ndërsa ndaj tij njëri nga policët kishte shtënë edhe me armë, pasi e kishte konsideruar veten të rrezikuar.

http://kallxo.com/polici-qellon-me-arme-drejt-kontrabandistit-te-dyshuar/