Foto-ilustrim

Godet Fëmijën me Veturë

Një person është arrestuar pasi ka goditur me makinë një fëmijë që po kalonte rrugën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Fshatin Ponesh të Gjilanit kur fëmija është goditur nga pakujdesia e ngasësit të makinës.

Policia bën me dije se gjendja e fëmijës së goditur është e rëndë.

“Fëmija për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në QKUK, ndërsa sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit për goditjen e fëmijës i është caktuar ndalimi policor.

Edhe më 23 gusht një fëmijë u godit nga një makinë në Mitrovicë derisa po kalonte rrugën.

http://kallxo.com/vdes-femija-pasi-goditet-nga-makina/