Nga një seancë e gjykimit të Kolë Pukës - Foto: KALLXO.com

Gjyqtarja Mungon në Gjykimin e Kolë Pukës

Trupi gjykues në gjykimin e ish-gjyqtarit Kolë Puka nuk  mundi të kompletohej, pasi atij i mungoi gjyqtarja Alltëne Murseli.

Për shkak të mungesës së gjyqtares, seanca u shty.

Ish-gjykatësi Kolë Puka po akuzohet nga prokuroria për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, pastrim parash, mashtrim e vepra të tjera penale.

Seanca që nuk u zhvillua sot, u caktua më 22 qershor. Në këtë seancë pritet të jepet fjala përfundimtare.

Kolë Puka ka një të kaluar me disa dënime.

Dënimi i Tretë për Gjyqtarin Kolë Puka (TV)