Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Gjyqtari në Pushim, Shtyhet Seanca e Korrupsionit

Dy zyrtarët e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit-ART, Ekrem Hoxha dhe Lulzim Kurtaj së bashku me avokatët e tyre u paraqitën përballë prokurorit ashtu siç ishin ftuar nga gjykata, por në mungesë të gjyqtarit Arben Hoti, gjykimi u shty për një datë tjetër.

Të gjitha palët prezentë u njoftuan se gjyqtari është në pushim dhe se gjykimi i paraparë të mbahej duhej të shtyhej për një datë tjetër.

Dy zyrtarët e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit-ART, Ekrem Hoxha dhe Lulzim Kurtaj, u deklaruan të pafajshëm në gjykimin ku po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”,

Në aktakuzë thuhet se përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ekrem-hoxhes-e-lulzim-kurtajt-te-art-se/

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-e-ish-zyrtareve-te-art-se/

http://kallxo.com/dy-zyrtaret-e-art-se-deklarohen-te-pafajshem/