Gjykimi për mbindërtimin në Drenas | Foto: KALLXO.com

Gjyqtari Mungon në Gjykimin për Mbindërtimin në Drenas

Valon Kurtaj, anëtari i trupit gjykues në gjykimin për mbindërtimin në Drenas nuk ishte i pranishëm në seancë.

Shasivar Hoti që e kryeson trupin gjykues në këtë gjykim tha se Kurtaj mungon ngase ndodhet në një seminar jashtë vendit.

Seanca e këtij gjykimi pastaj për shkak të trupit gjykues të pakompletuar u shty.

Sipas aktakuzës, Izet Kukaj, pronari i kompanisë “Elita-A” gjatë qershorit të vitit 2013 në bllokun banesor numër V të Komunës së Drenasit pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme ndërtoi një kat në nënkulm me gjithsej 14 banesa që kishin sipërfaqe 1800 metra katrorë.

Aktakuza precizon se 13 nga këto banesa Izet Kukaj i ka shitur në shumën prej 252 mijë eurove, ndërsa njërën nga to e ka ndalur për vete.

Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në periudhën kur akuzohet ishte drejtoreshë e Inspektoratit Komunal të Drenasit dhe Halim Vrellaku që kryente detyrën e shefit të Inspektoratit ngarkohen se nuk vepruan për të parandaluar ndërtimin pa leje

Sipas aktakuzës, njërën nga banesat e mbindërtimit ilegal në objektin banesor të Drenasit e bleu vëllai i të akuzuarës  Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në atë kohë udhëhiqte Drejtorinë e Inspektimit.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/gjykimi-per-mbindertimin-ne-banesat-e-komunes/

http://kallxo.com/gjykimi-per-mbindertimin-ne-banesat-e-komunes/