Gjyqtari Kalifornian e ‘Minon’ Planin e Trump-it për Imigrantët

Plani për t’i dhënë fund një programi për imigrantët në ShBA është bllokuar nga një gjyqtar.

Gjyqtari federal nga Kalifornia, William Alsup  e ka bllokuar dje përpjekjen e Trumpit për t’i dhënë fund programit DACA.

NDËRLIDHUR

Administratës amerikane do t’i duhet t’i rikthejë në shqyrtim aplikacionet e imigrantëve në programin DACA, ka raportuar CNN.

Rrjeti amerikan i lajmeve ka treguar se programi që i mbron fëmijët pa dokumente nga deportimi në vendin e prejardhjes, sipas planit të administrates së Trump-it, ka qenë i planifikuar të përfundojë në marsin e 2018-ës.

Ndërkaq, sipas CNN, vendimi i gjyqtarit Alsup është quajtur shokues.

Ndër të tjera rrjeti amertikan i lajmeve i referohet edhe postimit të Trump-it në rrjetin social Twitter.

Presidenti amerikan ka shkruar se vendimi tregon se sa i padrejtë e i rrënuar është sistemi i gjykatave.

Ndryshe, Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar më herët një artikull ku mund ta gjeni intervistën me Juna Skenderin, regjisoren 30-vjeçare nga Shqipëria, e cila është një ndër 700.000 personat që kanë përfituar nga skema DACA.

Ëndërrimtarja Shqiptaro-Amerikane

10 Janar 2018 - 17:15

Ardit Kika 10/01/2018 - 17:15
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight