Foto-ilustrim

Gjykimi i të Akuzuarit për Dëmtim të KEDS-it në Vlerën 183 Euro

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dështoi të mbahet seanca kundër të akuzuarit për vjedhjen e shërbimeve komunale.

Në seancë ishte e pranishme prokurorja e shtetit Fikrije Sylejmani, ndërsa mungesa e të pandehurit nuk krijoi kushte ligjore për mbajtjen e seancës.

Gjyqtari Bekim Veliqi me aktvendim e shtyu seancën e shqyrtimit fillestar, ndërsa seanca e ardhshme u caktua të mbahet me 4 prill, kurse i pandehuri do të ftohet me ftesë  të rregullt.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë akuzon të pandehurin K.B se me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka vjedhur energjinë elektrike.

Sipas aktakuzës, i njëjti ka marrë dhe shfrytëzuar pa autorizim rrymën nga i dëmtuara KEDS si furnizues i autorizuar, ku njehsori i konsumatorit ka qenë pa pllombë në brendi dhe sistemi i fazës së tretë ka qenë i eliminuar.

Bazuar në aktakuzë si pasojë e kësaj njehsori elektrik ka regjistruar energji elektrike për 33% më pak, për çfarë të dëmtuarit KEDS i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 182,79 eurove.

Më këtë i njëjti ka kryer veprën penale– vjedhja e shërbimeve komunale.

Dje KALLXO.com shkroi për një rast të ngjashëm.

http://kallxo.com/gjykimi-per-vjedhjen-e-rrymes-rasti-procedohet-ne-ndermjetesim/