Gjykimi për Sulmin në Kuvend të Maqedonisë: Si Mbijetoi Ziadin Sela?

Deputeti Zijadin Sela ka mbetur gjallë, pasi personat që e kanë goditur kanë menduar se në atë moment ai ka qenë i vdekur, ka thënë prokurori Darko Jakimovski në fjalën hyrëse duke e arsyetuar akuzën kundër dhjetë personave të cilët sot u ulën bankën e të akuzuarës.

Ata do të përgjigjen për tentim për vrasje ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët më 27 prill në Kuvend. Ai shpjegoi se lëndimet e shkaktuara në kokën e tij, kanë rrezikuar jetën e Selës, shkruan tv21.tv.

“Me anë të foto – albumeve, incizimeve dhe dëshmive të dëshmitarëve do t’i vërtetojmë veprimet e të akuzuarve, por do të tregojmë se si ka ndodhur ajo që i dëmtuari të ndahet nga të tjerët dhe të futet në këndin e djathtë të pres qendrës së Kuvendit. Provat do të tregojnë se në momentin kur sulmi dhe rrahja kanë eskaluar, rrethana e vetme për shpëtimin e Ziadin Selës nuk ka qenë hamendja e sulmuesve por  fakti se ai nuk ka treguar shenjë jete. Ekspertiza do t’i tregojë lëndimet dhe pasojat prej këtyre lëndimeve”, nga Prokuroria Publike e RM-së.

Sela sot nuk u përball me sulmuesit. Ai është thirrur në seancën e ardhme si dëshmitarë. Avokati i tij paralajmëroi se do kërkojnë dëmshpërblim.

“Siç tha edhe prokurori publik në fjalimin hyrës, Sela shpëtoi për shkak të faktit se nuk ka dhënë shenjë jete. Në këtë fazë të procedurës, kërkuam t’i bashkëngjitkemi përndjekjes penale të të akuzuarve dhe parashtruam kërkesë për dëmshpërblim dhe në lidhje me shumën do të informojmë në seancat e ardhshme”, tha avokati Abidin Abduli.

Për avokatët e të akuzuarve është mirë që rasti nuk ka përfunduar me pasoja me vdekje.

Të akuzuarit pohojnë se akuza është kontradiktore për shkak se nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen – tentim vrasje dhe pohojnë se do ta dëshmojmë këtë gjë. Një pjesë e tyre pohonin se goditjet që ia kanë shkaktuar Selës nuk kanë qenë fatale për jetën e tij.

Avokati i të akuzuarit të shtatë Aleksandër Janevski – Toshta, ka pohuar se i është bërë padrejtësi përkatësisht ai i ka mbrojtur deputetët, duke përfshirë këtu edhe Selën.

Në pyetjen e gjykatëses Sllavica Andreevska, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshme. Në seancën e ardhme që është caktuar për më 8 shkurt, përveç Selës, do të dëshmojnë dy dëshmitarë dhe ekspertë mjekësor.

26 Janar 2018 - 17:50

21Media 26/01/2018 - 17:50
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend