Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Gjykimi për Gjuajtjen me Armë Drejt Dy Shtëpive

Sabedin Jonuzi, njëri nga dy të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, nuk u paraqit në gjykimin për të shtënat me armë të gjata në Llaushë të Podujevës në vitin 2005.

Atëkohë në këtë fshat, sipas aktakuzës, për shkak se Safet Zeqiri kishte rrahur Fidan Jonuzin, Sabedin Jonuzi me pushkë automatike shkrepi shumë fishekë në drejtim të shtëpisë së fmiljes Zeqiri.

Në aktakuzë thuhet se të shtënave nga Jonuzi iu përgjigj në të njëjtën mënyrë Safet Zeqiri, duke gjuajtur nga shtëpia me armë gjysmë-automatike drejt shtëpisë së familjes Jonuzi.

Fatmirësisht nuk pati të plagosur nga të shtënat e shkrepura prej armëve pa leje, por sipas aktakuzës këto të shtëna të ndërsjella ndodhën për frikësim dhe kërcënim.

Pasi nuk në gjykatë nuk u paraqit Sabedin Jonuzi, kryetarja e trupit gjykues Suzana Çerkini njoftoi se ndaj Jonuzit do të lëshohet urdhëresë për shoqërim nga policia, në mënyrë që të sigurohet prania e tij në seancë.

Çerkini, seancën fillestare të gjykimit për të shtënat e shtyu më 21 shtator.

Safet Zeqiri e Sabedin Jonuzi në këtë proces gjyqësor akuzohen për mbajtje në pronësi, në posedim, në kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.