Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykimi për Dhunimin dhe Vrasjet e Vitit 1999

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë rinisi pas kthimit në rigjykim procesi gjyqësor ndaj I.R dhe A.SH.

Veterani i luftës I:R.ë këtë proces gjyqësor përballet me akuzën për marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën M. S., ndërsa në proceset e mëparshme është liruar nga akuza për vrasjen e saj.

Ndërsa A.Sh. përveç për dhunimin e M. S. akuzohet edhe për  vrasjet e Asllan Hysenit dhe Idriz e Xhemajl Sylës.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe A.M por procedura ndaj tij ka përfunduar me aktgjykim të formës së prerë.

Aktakuza kundrejt u ngrit nga ish-Prokuroria Publike e Qarkut në vitin 2004.

Prokuroria pretendon se më 15 nëntor 1999, M. S. në orët e mbrëmjes është futur në veturën e I.R. A.Sh. dhe A.Mt me arsyetimin se kanë për të biseduar me të.

Sipas aktakuzës, më pas viktima u dërgua në fshatin Grashtisë me qëllimin për ta privuar nga jeta.

Në këtë fshat prokuroria pretendon se nën kërcënimin e armës viktima u dhunua nga A.Sh dhe I. Rr, ku më pastaj edhe u qëllua me revole të kalibrit 9 milimetra nga A.Sh.

Prokuroria konstaton se e gjithë kjo ka ndodhur “si pasojë e hakmarrjes së pasktrupullt”, pasi të akuzuarit kanë dyshuar se e njëjta ka bashkëpunuar me policinë serbe.

I njëjti motiv është përdorur sipas prokurorisë edhe për vrasjen e A.H.

Prokuroria pretendon se A.H.t iu shkaktuan plagë vdekjeprurëse më 4 nëntor 1999 në fshatin Grashticë, pas qëlimit disa herë drejt tij me revole.

“Është shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, duke dyshuar se i njëjti gjatë luftës ka bashkëpunuar me forcat militare dhe paramilitare sërbe në dënimin e shqiptarëve nga Kosova”, thuhet në pikën e dytë të aktakuzës.

Ndërsa për prokurorinë vrasjet e Ikanë ndodhur gjithashtu në Grashticë për motive interesi.

Në aktakuzë thuhet se pas vrasjes, të vrarëve iu morën 4000 marka dhe një veturë të markës “Audi 80”.’

E në gjykatë i akuzuari A.Shtheksoi se gjendet në burg që nga viti 2008.

“Gjendem në burg për vrasje nga ku jam dënuar nga paneli i gjyqtarëve ndërkombëtar. Pastaj më janë bashkangjitur edhe dy vite për këto veprat lidhur me vrasjen e A.H. Prej 2008 jam në Burg të Dubravës”, tha i akuzuari .

Pas leximit të aktakuzës, dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për dhunimin e M. S., ndërsa seanca nuk vazhdoi pas këtij deklarimi, ngase prokurori Armend Hamiti tha se nuk i ka procesverbalet e dëshmitarëve nga gjykimet e kaluara.

Mbrojtësit e të akuzuarit e mbështetën propozimin e prokurorit meqenëse as mbrojtja nuk i posedonte procesverbalet, madje as provat materiale, këto të fundit të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes.

Seanca e radhës u caktua për muajin mars.

Edhe pse seanca ka qenë publike dhe me vendim të gjykatës nuk është ndaluar publikimi i emrave të të akuzuarve redaksia ka vendosur që shkrimi të editohet në përmbajtjen e emrave dhe mbiemrave të të akuzuarve deri në përfundim të procesit gjyqësor.