Arkiv: Fotografi nga migrimi në fund të 2014-ës dhe fillim të 2015-ës

Gjykimi për Dërgimin Ilegal të një Familjeje në Europë

Behxhet Limani, i akuzuari për trafikim me emigrantë u deklarua i pafajshëm kur doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokurori Hivzi Bajraktari e akuzon Limanin se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare ka organizuar kalimin e kufirit të një familjeje pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për qëndrim.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Limani i kishte marrë 2100 euro personit me inicialet F. R. që atë bashkë me dy fëmijët e tij tre dhe katër vjeç ta dërgoonte në shtete europiane.

Ngjarja kishte ndodhur në shtator të vitit 2014.

Personi që dha 2100 euro për kalimin në shtetet europiane bashkë me dy fëmijët e tij kishte kaluar kufirin në Merdar më 9 shtator 2014 në orën 11 e 42 minuta, ndërsa i akuzuari Behxhet Limani të njëjtin kufi e kishte kaluar në ditën e njëjtë në orën 13  e 11.

Prokuroria për këto veprime Behxhet Limanin e akuzon për trafikim me migrantë.

Seanca e radhës e këtij gjykimi është caktuar më 19 maj.

KALLXO.com ka shkruar edhe për procese tjera në lidhje me trafikimin me migrantë.

http://kallxo.com/burg-dhe-gjobe-per-kontrabandim-emigrante/

http://kallxo.com/10-vjet-burg-per-kontrabandim-me-migrante/

http://kallxo.com/dy-vjet-burg-me-kusht-per-kontrabandim-me-migrante/