Gjykimi për 2100 Eurot e Dhëna për Dalje në Europë

Teuta Zhinipotoku, avokatja e të akuzuarit për trafikim më migrantë Behxhet Limani paraqiti në gjykatë kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës.

Zhinipotoku propozoi që në këtë gjykim të ftohej si dëshmitar Florim Brahimi nga fshati Magurë i Lipjanit.

Prokurori Hivzi Bajraktari e konsideroi të pabazuar kërkesën e mbrojtjes përhedhje të aktakuzës.

Edhe prokurori Bajraktari propozoi dëshmitare të dëmtuarën Elhane Azemi.

“Në shqyrtimin gjyqësor do të ftohet të dëshmojë e dëmtuara Elhane Azemi dhe provat materiale si në aktakuzë do të vërtetojnë se i njëjti e ka kryer veprën penale”, tha Bajraktari.

Gjykata do të vendosë me shkrim dhe do t’i njoftojë me kohë palët në lidhje me vendimin rreth kërkesës së mbrojtjes për hedhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës, Limani i kishte marrë 2100 euro Florim Brahimit që atë bashkë me dy fëmijët e tij tre dhe katër vjeç ta dërgonte në shtete evropiane.

Ngjarja kishte ndodhur në shtator të vitit 2014.

Personi që dha 2100 euro për kalimin në shtetet europiane bashkë me dy fëmijët e tij kishte kaluar kufirin në Merdar më 9 shtator 2014 në orën 11 e 42 minuta, ndërsa i akuzuari Behxhet Limani të njëjtin kufi e kishte kaluar në ditën e njëjtë në orën 13  e 11.

Prokuroria për këto veprime Behxhet Limanin e akuzon për kontrabandim me migrantë.

http://kallxo.com/gjykimi-per-dergimin-ilegal-te-nje-familjeje-ne-europe/