Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Gjykimi i Instruktorit të Autoshkollës për Marrje Ryshfeti

Pjetër Boqi akuzohet se si instruktor në Autoshkollën “Geni”, në vitin 2011 ka kërkuar dhe ka marrë para nga kandidatët të cilët do të i nënshtroheshin marrjes së patentë-shferit, duke u premtuar se dhënien e testeve e kanë të siguruar.

Boqi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 7 muaj burg, ndërsa kishte paguar edhe paushallin prej 200 eurove për shpenzime të procedurës gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.

Ankesa ndaj dënimit të themelores kishin bërë edeh mbrojtja e të akuzuarit, po edhe prokurori Mehdi Sefa.

Prokurori i kishte kërkuar Gjykatës së Apelit që instruktori Boqi të dënohet edhe për ushtrim ndikimi, vepër nga e cila ishte liruar prej gjykatës themelore.

Boqi në seancën e djeshme ka pasur ankesa rreth cilësimit të tij si person zyrtar.

Ai ka mohuar në tërësi të ketë qenë person zyrtar, si dhe ka thënë se nuk është ballafaquar asnjëherë me dëshmitarët.

Më tej ai ka deklaruar se po i ndodh vetëm pse është shtetas i Shqipërisë.

Aktakuza ngarkon Boqin se gjatë periudhës kohore shkurt- prill të vitit 2011 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar- instruktor në Autoshkollën “Geni” ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimt të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Më tej në aktakuzë thuhet se Boqi ka kërkuar dhe marrë para për vete nga kandidatët të cilët i janë nënshtruar marrjes së patentë- shoferit, duke u premtuar se dhënien e testeve e kanë të siguruar.

Aktakuza thotë se në vitin 2011 Boqi ka marrë shuma parash nga 350 deri në 650 euro për kalimin e testit të autoshkollës nga kandidatët, ndërsa në një rast për dy kandidatë për patentë-shofer ai sipas aktakuzës kishte marrë 850 euro.

Gjykata e Apelit vendimin për ankesat e prokurorisë dhe mbrojtjes në rastin e instruktorit Boqi do ta marrë jashtë seancës dhe brenda afatit të paraparë me dispozitat ligjore.