Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Gjykatësja Tolaj e ka Një Porosi për Djalin e Saj Sekser

Kryetarja e Gjykatës së Deçanit, Safete Tolaj, pati një porosi për djalin e saj, i cili në emër të saj u zotua se do ta ndihmonte Berat Kelmendin në lidhje me një lëndë të cilën ajo e kishte në dorë, por në këmbim të parave dhe një trualli

“Djalit çka ka me i thanë, i them se ti ke mu përgjigjë patjetër. Ai s’ka me pasë me mu kurgjo”, ka thënë Tolaj.

Ajo shtoi se nuk ka qenë në dijeni për atë se çfarë bënte djali i saj mbrapa shpinës së saj.

Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin edhe momentin e aksionit policor, në shtëpinë e gjyqtares Tolaj.