Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Gjykatësja Safete Tolaj ishte Takuar me Berat Kelmendin

Kryetarja e Gjykatës në Deçan, Safete Tolaj, tha se nuk ishte e informuar në lidhje me ato çfarë thuhet për djalin e saj dhe se i besonte shumë atij. E pyetur nga “Drejtësia në Kosovë” nëse ishte takuar me Berat Kelmendin, Tolaj u përgjigj e mohoi këtë, por pasi shikoi një video të siguruar nga “Drejtësia në Kosovë”, Tolaj tha se ajo u njoftua për rastin ndërsa shtoi se i kishte thënë Beratit për gjërat që e presin më pas nëse kjo është e vërtetë.

“Para dy jave ai ka kërku një termin që zakonisht të enjteve pres palë. Më ka thënë se djali yt më ka kërku një xhip është duke më kërkuar. Unë i kam thënë as nuk më intereson as nuk kam njohuri. Edhe i kam thënë nëse bëni asi veprime ju pret tjetër gjë”, ka thënë Tolaj.

Në të tjera detaje, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke i premtuar familjes Kelmendi se ka njerëz edhe në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.

Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin momentin e dorëzimit të parave nga familja Kelmendi te familja Tolaj e po ashtu intervistat me personat e tjerë te të cilët janë bartur pronat të cilat u morën me premtimin për zgjidhjen e lëndëve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: