Gjykimi i inspektorit | Foto: KALLXO.com

Gjykata Vendosi për Inspektorin e Rrugëve në Gjakovë

Gjykata e Gjakovës i ka dhënë sot pafajësinë inspektorit të rrugëve publike Genc Jetishi.

Jetishi akuzohej për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, pasi sipas aktakuzës si inspektor i rrugëve publike në Komunën e Gjakovës, nuk i kishte kryer detyrat e tij të përcaktuara me ligj.

Në aktakuzë thuhej se Jetishi edhe pse kishte marrë urdhrin nga drejtori i Drejtorisë për Punë Juridike dhe Komasacion dhe po ashtu edhe aktvendimin për lejimin e ekzekutimit që lidhej me lirimin e pronës publike të uzurpuar nga të akuzuarit Sylë, Tahir dhe Shpend Muhadrin, nuk kishte kryer detyrat e caktuara në bazë të vendimeve të lartcekura.

Gjykata, tre të akuzuarit tjerë- Shpend, Sylë dhe Tahir Muhadri, të akuzuar për uzurpim, i shpalli fajtor dhe i dënoi secilin me nga gjashtë muaj burg me kusht.

ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse të dënuarit Shpend, Sylë dhe Tahir Muhadri në kohën e verifikimit prej një viti nuk do të kryejnë vepër tjetër penale.

Dje KALLXO.com shkroi se ky gjykim u ndërpre për shkak të uniformës së avokatit.

http://kallxo.com/nderpritet-gjykimi-shkaku-uniformes-se-avokatit/

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/ndihen-te-pafajshem-te-akuzuarit-per-uzurpim-te-prones-publike/