Arme te ekspozuara F.B. Poligoni "Fazani"

Gjykata vendos për babë e bir, të dyshuar për falsifikim të lejeve të armëve

Babë e bir, të dyshuar se falsifikuan lejet e armëve në këmbim të 5 mijë eurove, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Hashim e Atdhetar Rexhepi janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas ankesës së avokatëve.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur avokati i Atdhetarit, Veton Rrecaj.

“Më në fund drejtësia e merr kahun e duhur”, tha Rrecaj.

Sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar KALLXO, Gjykata ka ndërprerë këtë masë me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për të cilat edhe u është caktuar dhe vazhduar arresti shtëpiak.

“Nuk qëndrojnë më kushtet as për zëvendësimin eventual me ndonjë masë më të butë alternative”, thuhet në aktvendim.

http://kallxo.com/ekskluzive-dyshimet-e-prokurorise-per-leje-false-te-armeve/

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte zëvendësuar paraburgimin me masën e arrestit shtëpiak Hashim e Atdhetar Rexhepit.

Rexhepi, pronar i kompanisë “Fazani”, bashkë me djalin e tij u arrestuan në shkurt të këtij viti.

http://kallxo.com/revokohen-licencat-e-kompanise-se-dyshuar-per-falsifikim-te-lejeve-per-arme/

Në vendimin e gjykatës me të cilin Hashim e Atdhetar Rexhepit u ishte caktuar paraburgimi po në muajin shkurt, thuhej se lejet e falsifikuara të armëve ishin lëshuar në këmbim me pagesën prej 5 mijë eurove.

http://kallxo.com/arrest-shtepiak-te-dyshuarve-per-leje-false-te-armeve/