Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Gjykata Speciale Trajtohet ‘Zakonshëm’ nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qeveria e Kosovës nuk do ta trajtojë urgjentisht çështjen e propozimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj u tha sot gazetarëve se lënda nga Kuvendi ka ardhur “në procedurë të zakonshme”.

Pas shumë përpjekjeve për ta shtyrë propozimin e 43 deputetëve në seancë urgjente, kryesia e Kuvendit javën e kaluar e ka dërguar këtë propozim në qeveri për shqyrtim.

“Ka ardhë në qeveri në procedurë të zakonshme. Nuk kam kurgjo të jashtëzakonshme, kurdo që e shtinë në rënd dite e procedojmë”, tha Haradinaj.