Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Shpall Vendimin për të Akuzuarit për Fajde

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tre të akuzuarve për fajde dhe një tjetri për keqpërdorim të detyrës.

I akuzuar për keqpërdorim të detyrës në cilësinë e policit dhe për dhënie të ndihmës në fajde, Hamdi Jashari është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej  1 viti si dhe 500 euro gjobë.

Ndërsa, për veprën penale të fajdesë, i akuzuari Xhelal Hoxha është dënuar me 4 vjet burg.

Për të njëjtën vepër, Flamur Hoxha është dënuar me 8 muaj burg, kurse Nuhi Hoxha me 6 muaj burgim.

I kontaktuar nga KALLXO, avokati i Hamdi Jasharit, Asdren Hoxha, tha se nuk është aspak i kënaqur me vendimin e Gjykatës ndaj klientit të tij.

“Të pakënaqur shumë. Mendojmë që aktgjykimi nuk është i qëlluar. Nuk e di si ka me arsyetu një vendim të tillë”, tha Hoxha për KALLXO.com.

http://kallxo.com/nje-bllok-shenimesh-hyn-si-prove-ne-gjyqin-per-fajde/

Në këtë proces gjyqësor, dëshmitarët thanë se nuk ndihen të dëmtuar nga të akuzuarit për fajde.

http://kallxo.com/nuk-ndihet-i-demtuar-nga-te-akuzuarit-per-fajde/

Raportet e KALLXO.com rreth këtij rasti mund t’i gjeni në këtë link.

KALLXO.com në janar të këtij viti shkroi për plagosjen e një dëshmitari të një procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për fajde në Prizren.

Më pas i plagosuri tregoi për KALLXO.com se si u sulmua me sëpatë e revole.