Pal Lekaj - Foto: Facebook

EKSKLUZIVE: Gjykata Shfajëson Pal Lekajn

Shfajësimi nga gjykata është bërë më 15 maj, pak ditë para se subjektet politike t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Sipas aktakuzës, Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi akuzohen se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune në një projekt të asfaltimit të një rruge gjatë kohës sa Lekaj ishte kryetar i komunës së Gjakovës.

Në aktvendimin e veçantë të Gjykatës në Gjakovë të siguruar nga KALLXO.com thuhet se hedhja e akuzës është bërë në mungesë të provave.

“Hudhet aktakuza Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës … dhe pushohet procedura penale ndaj të pandehurve Pal Lekaj, Qazim Mehmet dhe Nikollë Lleshi në mungesë të provave”, thuhet në aktvendim.

Gjykata e ka pushuar procedurën e të akuzuarve në shqyrtimin e dytë fillestar, duke e hedhur poshtë aktakuzën pa u lëshuar në shqyrtimin e provave.

KALLXO.com e ka përcjellë në vazhdimësi procesin gjyqësor në këtë rast.