Ilustrim

Gjykata Rivendos për të Dyshuarit për Plagosjen e 17 Shkurtit në Drenas

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit njërit ndër të dyshuarit për plagosjen e 17 shkurtit në qendër të Drenasit ndërsa ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak katër të dyshuarve tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Halilaj, avokat i njërit prej të dyshuarve.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit i kishte aprovuar ankesat e të pandehurve Skender Gjeli, Halil Topalli, Mendrit Topalli, Fadil Topalli, si dhe të miturit L.T. duke e ka kthyer në rivendosje aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit të dyshuarve të përfshirë në një incident në qendër të Drenasit më 17 shkurt ku 6 veta kishin mbetur të plagosur.

Pas kthimit në rivendosje Gjykata Themelore ka vendosur që ndaj të pandehurve Halil Topalli, Mendrit Topalli, Fadil Topalli, si dhe të miturit L.T., ta ndëpres masën e paraburgimit ndërsa vetëm të pandehurit tjetër Skender Gjeli ja ka vazhduar masën e paraburgimit për një muaj ashtu siç kishte vendosur me aktvendimin e parë.

Apeli kishte gjetur se ankesat e avokatëve mbrojtës janë të bazuara me arsyetimin se aktvendimi i shkallës së parë ka pasur shkelje esenciale te dispozitave ligjore.

Deri te ky vendim i Apelit ka ardhur me arsyetimin se prokurori nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Shkalla e parë i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Incidenti për të cilin po dyshohen shtatë personat ndodhi më 17 shkurt në qendër të Drenasit, rreth orës 16:30, ditën kur Kosova po shënonte 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

I pandehuri Skender Gjeli po përballet me dyshimet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, derisa 6 të tjerët, Halit Topalli, Shaip Topalli, Fadil Topalli, Arbenit Topalli dhe i mituri L.T., me veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Përveç veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë, Gjeli po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

http://kallxo.com/prokuroria-tregon-versionin-e-perleshjes-se-17-shkurtit-ne-drenas/