Gjykimi i deputetëve | Foto: KALLXO.com

Gjykata Refuzon Lirimin nga Paraburgimi të Kurtit e Kadajt

Në gjykimin e katër deputetëve për lotsjellësin në Kuvend, trupi gjykues refuzoi kërkesën e mbrojtësve të Albin Kurtit e Donika Kadaj- Bujupit për lirim nga paraburgimi.

Mbrojtësit e dy deputetëve kërkuan sot që të mbrojturit e tyre të lirohen nga kjo masë, por trupi gjykues i kryesuar nga Beqir Kalludra pas tërheqjes për t’u konsultuar dhe votuar, vendosi që deputetët të mbeten në paraburgim.

Sot edhe Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e lirimit nga paraburgimi të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit.

http://kallxo.com/kurti-dhe-kadaj-bujupi-mbesin-ne-paraburgim/

Seanca e radhës u caktua më 20 dhjetor.

Kurti e Kadaj ishin arrestuar më 27 nëntor pasi kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak.

http://kallxo.com/arrestohen-albin-kurti-e-donika-kadaj/