Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Gjykata që Luftoi Korrupsionin

Gjykata e Gjakovës ka arritur që në vitin 2017 të zgjidhë më shumë lëndë sesa ka pranuar.

Kryetari i kësaj gjykate, Vaton Durguti tha se institucioni që ai drejton pavarësisht vështirësive që ka pasur, ka shënuar rritje të efikasitetit.

“Kjo gjykatë ka arritur një progres mjaft të mirë dhe në këtë drejtim numri total i lëndëve të cilët janë kryer është më shumë sesa kanë ardhur brenda këtij viti. Janë 4180 lëndë më shumë pra të kryera sesa të pranuara gjatë vitit 2017”, tha Vaton Durguti.

Kreu i kësaj gjykate theks të veçantë i dha suksesit në luftën kundër korrupsionit duke treguar për numrin e lëndëve që janë në rënie në këtë gjykatë.

“…prej dymbëdhjetë lëndëve që janë trashëguar nga vitet paraprake, vetëm gjatë këtij viti janë pranuar tetëmbëdhjetë lëndë, të zgjidhura janë njëzet dhe të ngelura në punë janë vetëm dhjetë lëndë”, tha Durguti.

Dërguti në fund tha se kjo gjykatë në total ka arritur efikasitet 136%, ndërsa degët e saj në Rahovec 70% dhe Malishevë 209 %.