Objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

Gjykata në Mitrovicë Blen Telefon 995 Euro

995 euro i ka kushtuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë një telefon që ajo ka blerë.

KALLXO.com është interesuar të dijë nga Gjykata në Mitrovicë se kush do ta shfrytëzojë këtë telefon dhe i çfarë marjkeje është ai, por nuk ka marrë përgjigje.

Ali Kutllovci, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë tha për KALLXO.com se ka njohuri që është përmendur pajisja me telefona, por nuk e di se kush do ta shfrytëzojë atë që është blerë.

“E di që sivjet është përmendur të pajisemi me telefona, por unë ende s’kam marrë asnjë telefon dhe nëse është blerë nuk kam dijeni për kë është blerë,” tha Kutllovci.

Ai duke treguar se gjykatës nuk po i funksionojnë e-mailat kohëve të fundit tha se më shumë do të donte të rregullohej kjo çështje se t’i blihej telefon.

Mund ta pyesni Zyrën e Administratës, edhe pse që disa ditë kemi probleme me imejllat zyrtarë dhe më shumë kisha pasur dëshirë të rregullohet kjo çështje sesa të ma blejnë një telefon,” tha Kutllofci.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës “Furnizim me Pajisje të Telefonisë Mobile-Një (1) Telefon Mobil” gjykata Themelore në Mitrovicë e publikoi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik më 7 dhjetor.

Tenderin në vlerën prej 995 eurove, sipas nënshkrimit të kontratës, e fitoi kompania “Europrinty” që ishte e vetmja kompani pjesëmarrëse.

Gjatë këtij viti ka pasur blerje të pajisjeve të teknologjisë informative edhe nga institucionet tjera.

Dje KALLXO.com tregoi se Institucioni i Avokatit të Popullit sivjet bleu një iphone 6 në vlerën e 830 eurove.

http://kallxo.com/iphone-830-euro-per-zyren-e-avokatit-te-popullit/

edhe Ministria e Administratës Publike për zëvendësministrin Gjergj Dedajn bleu Samsung S6 në vlerë 630 euro.

http://kallxo.com/ministria-i-blen-samsung-s6-gjergj-dedajt/

Komisiomi i Pavarur për Miniera e Minerale bleu dy Iphad-a për anëtarin e bordit dhe kryeinspektorin e sajë në vlerë prej 1,865 euroveGjykataThemeloree Mitrovicësblentelefon 995 euro.

http://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/

Përderisa Komuna e Mitrovicës së Veriut shpenzoi 9,500 euro për blerjen e 15 iPhone-ve për stafin e komunës.

http://kallxo.com/mitrovica-e-veriut-shpenzon-9500-euro-per-iphone/