Gjykata Kushtetuese ‘Ngrin’ Enver Pecin

Në vendimin e vet të sapopublikuar, kushtetuesja vendosi masë të përkohshme ndaj votimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me të cilin Enver Peci zgjedhet kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ankesën për këtë votim e kishte bërë javën e kaluar gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, e cila e kishte kontestuar votimin e KGjK-së të 6 marsit ku Peci u zgjodh kryetar dhe u dërgua për dekretim te Presidenti i vendit.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese thotë se “duke marrë parasysh rëndësinë e të drejtave dhe lirive të njeriut…Gjykata konsideron se ka arsye substanciale të natyrës të interesit publik që justifikojnë miratimin e kërkesës për masë të përkohshme”.