Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Gjykata e Nishit Cakton Paraburgim për Nehat Thaçin

Pas seancës së mbajtur në orët e pasdites Gjykata e Nishit ka vendosur të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkolonelin Nehat Thaçi. Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë Vlladimir Stojanoviq.

16: 28

Prokuroria Speciale në Beograd ka vendosur që çështjen e Nehat Thaçit ta rikthejë në kompetencë të gjykatës  dhe prokurorisë së Nishit.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë Vlladimir Stojanoviq vendimi është marrë sot dhe Thaçi është ridërguar në Nish ku pritet që deri në orën 8 të mbrëmjes të merret një vendim rreth masave ndaj tij.

Drejtori i policisë për rajonin jugor të Mitrovicës është arrestuar të ënjten nga Policia e Serbisë nën dyshimin për terrorizëm.

Kallxo.com do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për zhvillimet rreth kësaj çështjeje dhe vendimin të cilin pritet ta marrë Gjykata e Nishit.

Shkrimet e publikuara në KALLXO.com që nga arrestimi i Nehat Thaçit mund t’i lexoni këtu.