Princ Valentino Corleone - Foto: Facebook

Gjykata e Lë Sërish Vali Corleone-n në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Vali Corleone do të qëndrojë edhe 15 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Të pandehurit P.V. i është vazhduar masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike edhe për 15 ditë. Kjo ka ardhur me kërkesë të ekspertit”, tha Shkodra.

Kur prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Corleones më 7 mars, Gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë duke i caktuar masën e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Këtë vendim gjykata e kishte arsyetuar duke u bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit Afrim Canaj.

Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje.

Prokuroria pretendon se nën dyshimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit e vet nga shtëpia.

http://kallxo.com/arrestohet-vali-corleone-kanoste-prinderit-e-tij/

KALLXO.com kishte siguruar vendimin e gjykatës për dërgimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

http://kallxo.com/arsyetimi-i-gjykates-per-dergimin-e-vali-corleones-ne-psikiatrine-forenzike/