Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Apelit Zgjidh 1082 Lëndë për një Muaj

Bazuar në të dhënat statistikore del se në prill të viti 2017, në Gjykatën e Apelit janë pranuar 984 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 1082.

Këto të dhëna jepen në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit. Sipas tyre, Gjykata e Apelit ka kryer  rreth 100 lëndë më shumë sesa ka pranuar.

Në njoftim më tej thuhet se kjo është hera e parë në historinë e këtij institucioni që numri i lëndëve të zgjidhura është kaq i madh në raport më numrin e lëndëve të pranuara, për një muaj.

Apeli në komunikatë sqaron se  shumica e lëndëve të kryera janë të natyrës civile 427, pastaj penale 406 dhe të krimeve të rënda 178 etj.

Megjithatë, pavarësisht  angazhimit të madh të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, numri i lëndëve të papërfunduara vazhdon të jetë i madh, si rrjedhojë e lëndëve të grumbulluara.

Aktualisht në sirtarët e kësaj gjykate presin për të marrë vendimin final edhe 11 mijë e 927 lëndë, nga to 11 mijë e 534  të trashëguara nga viti 2017, shumica dërrmuese të lëmisë civile.

Në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 34 gjyqtarë, numër ky i pamjaftueshëm në raport më lëndët që vinë prej 7 gjykatave themelore.

Edhe në tre muajt e parë të këtij viti Gjykata e Apelit zgjodhi shumë lëndë.

http://kallxo.com/gjykata-e-apelit-per-tre-muaj-zgjidhi-rreth-3000-lende/