Gjykimi për votimin dy herë | Foto: KALLXO.com

Gjykata Dënon Personin që Votoi Dy Herë

Eshref Krasniqi është dënuar nga Gjykata në Prishtinë për votimin dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Gjykata Krasniqit ia ka shqiptuar dënimin me kusht prej tre muajsh, me periudhë verifikimi për një vit.

Tri ditë më parë Krasniqi e pranoi fajësinë, duke thënë se votoi dy herë, por nuk e dinte se ishte gabim.

http://kallxo.com/pranon-se-votoi-dy-thote-se-nuk-e-dinte-se-ishte-gabim/

Krasniqi  akuzohej nga prokuroria se më 8 qershor 2014 në kundërshtim me Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme ka votuar duke e shfrytëzuar të drejtën për të votuar si votues i rregullt në Shkollën Fillore “ Luigj Gurakuqi” në fshatin Nashec të Prizrenit, ndërsa në të njëjtën ditë në Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq ka votuar me kusht.